PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 368 220

*Testi ekstern më shumë terror psikik sesa një matje reale e njohurive të nxënësve!

Posted by Pedagogjia më 17 Janar, 2015

Mr. Shpend Bajrami

Fundviti akademik në shkollat fillore dhe të mesme karakterizohet më shumë me ethe, frikë, pasiguri që kapin nxënësit dhe mësimdhënësit dhe më pak me matjen reale të njohurive të nxënësve dhe punës njëvjeçare të mësimdhënësit! Dokimologjia, disiplina pedagogjike e vlerësimit dhe notimit të diturive – njohurive të nxënësve kërkon që vlerësimi i këtyre të fundit (nxënësve) të bëhet – realizohet në kontinuitet – vazhdimësi gjatë gjith vitit shkollor ku nxënësit do të vlerësohen në këto komponente:
1. Vijueshmëria në mësim;
2. Aktivitei – angazhimi në orët e mësimit (diskutimet, puna në çifte, puna në grupe etj)
3. Angazhimi i pavarur,
4. Puna në projekte
5. Testimi për çdo tremujor etj.
dhe në fund të dalë nota sumative!
Didaktika teoria e mësimdhënies nuk lejon që as në fillim dhe as në fund të vitit shkollor të bëhet vlerësimi dhe notimi i diturive formale të nxënësve dhe këtë normë e bazon pikërisht tek vëmendja dhe koncentrimi i ulët në fillim të vitit shkollor dhe vëmendja dhe koncentrimi i renë në fundvit! Lejohet që në fillim mësimdhenësi të bëjë testim kontrollimi të njohurive me qëllim për t’u bazuar në atë kapital të diturive që posedojnë nxënësit me ardhjen e tyre në shkollë pra në fillim të vitit shkollor që pastaj të përgatisë dhe planifikojë se si të vazhdojë punën edukative dhe arsimore gjatë vitit shkollor me qellim që ata nxënës që dijnë më shumë t’ua shtojë detyrat (mësim shtues) dhe ata që janë më të mangët në njohuri të dijë me çka t’i ‘ushqeje'(mësim plotësues)!
Teoria e mësimdhënies – didaktika fokuson edhe orarin e punës mësimore duke e rregulluar përgatitjen e tij me norma të posaçme ku përjashton si orët e para dhe të fundit po ashtu edhe ditët e para dhe të fundit të javës e lere më të lejojë që mu në fundvit akademik të mbahet testim i njohurive të nxënësve dhe punës së mësidhënësit. Didaktika, kërkon që të mbahet kujdes për angazhimin prporcional të kohës së nxënësve gjatë ditëve punuese me lëndë që veçanërisht kërkojnë angazhim më të madh të forcave intelektuale ose edhe fizike të tyre.
Në pikëpamje të efikasitetit të punës, ritmi i angazhimit dhe i intensitetit të mobilizimit të nxënësve ndryshon gjatë ditës kështuqë sipas shumë matjeve, është konstatuar se efektet më të mëdha të punës arrihen gjatë orës së dytë dhe të tretë ku mund të vihen lëndët me material më voluminoz dhe më të koklavitur si matematika, kimia, fizika, biologjia etj, ndërsa pas ores së tretë, sidomos të ores së katërt, fuqija e punës fillon të bie dhe kërkohet që në orar të vihen lëndët më relaksuese si arti, arsimi fizik, kultura qytetare, punë prodhuese, arsim teknik.. etj.
Shikuar nga aspekti didaktik, orari i punës mësimore racionalizon kohën dhe punën, ndikon pozitivisht në përgatitjen e arsimtarit dhe të nxënësve si dhe në realizimin e detyrave edukative dhe arsimore.
Didaktika propozon që edhe orari i mësimit brenda javës të përgatitet duke u bazuar që mesi i javës pra ( e marta, e merkura, e enjta) të jetë më i ngarkuar sesa e hëna dhe e premtja përshkak se mesi i javës është më efektiv për punë mësimore dhe ndikon në ngritjen maksimale të aftësife psiko-fizike të nxënësve për punë mësimore. Kujtoj se mesjava është e përshtatshme ku po ashtu në orar do të vihen lëndët që kerkojnë më shumë koncentrim dhe vëmendje e cila ngritet maksimalisht gjatë ditëve në mesjavë dhe që zgjat deri të premten, kur fillon zbritja (rënia) graduale e aftësive, koncentrimit dhe vëmendjes për punë.
Këtë konstatim mund t’a vërejmë edhe në lakoren të paraqitur në tabelën e mëposhtme:
E hënë E martë E mërkurë E enjt E premte E shtnë

Bazuar nga këndvështrimi didaktik, kujtoj se, testi ekstern do të ishte mirë që të realizohej në tremujorin e tretë pra në mars të gjysmëvjetorit të dytë periudhë kohore kjo ku edhe nxënësit edhe prindërit edhe mësimdhënësit do të jenë më të fokusuar dhe më të koncentruar se tani në fund të vitit shkollor ku duhet të përfundojë me një ekskursion apo ekspeditë shkencore, kulturore, historike dhe dallimi gjatë ekuivalentimit të notes së dale nga testi ekstern me notën që ka shënuar mësimdhënësi do të jetë më i vogël, më i realtë dhe nota do të jetë pasqyrë e një vlerësimi sa më objektiv.
Nga bisedat dhe anketat (”Testimi ekstern një sfidë apo një terror psikologjik që ushtrohet ndaj fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve”) e realizuara me prindër (me nivel të lartë arsimor) në lidhje me këtë temë: – “testimin ekstern”, kam gjet opinionin negativ të tyre. Përgjigjen e njëjtë e marr edhe nga mësimdhënësit. Një bashkëbisedues – prind me tha: “tani përgatitemi për pushime edhe psiqikisht edhe financiarisht, s’e ka kush mendjen tani te testimi, kam frikë se do të më dështojë djali – vajza! Prinërit e anketuar me 83% përgjigjen kundër testimit ekstern dhe vetëm 17% përgjigjen me PO por me kërkesë që të evitohen problemet e lartëpërmendur si koha e mbajtjes së testimit në fund të vitit akademik dhe testimi i nxënësve të një klase në lëndë të ndryshme ku rezultati i mësimdhënësit del jo real etj! Ata, shprehen të kënaqur nga vlerësimi i mësimdhënësit dhe nga puna që bëjnë mësimdhënësit gjatë vitit shkollor ndërsa nuk ndajnë mendimin e njëjtë nëse testimi do t’i mbronte nxënësit nga notimi i padrejtë i mësimdhënësit. Prindërit shprehin edhe mendimin e tyre për të përmirësuar cilësinë e punës edukative – arsimore. psh. me theks të veçantë propozojnë që:
• Të mos i fus politika duart në përzgjedhjen e drejtorëve.
• Kurë të bëhet pranimi i kuadrëve të reja përzgjedhja të jetë në bazë të aftësive që ka kandidati , jo në bazë të ngjyrave politike.
• Gjatë proçesit mësimor mësusesit ti sigurohen mjete pune didaktike dhe autonomi në punë.
• Të vlerësohet më tepër kreativiteti i arsimtarit se sa puna administrative,
• Çdo klasë mundësisht të paiset me projektor.
• Funksionimi i trekëndëshit didaktik … etj.
Didaktika thotë : Njohuritë duhet kontrolluar ashtun sikur karrocën e ngarkuar me bar dhe që kerkon të lidhet se po s’u lidh do të derdhet bari rrugës dhe karroca do të ngelet bosh kur të mbrrijmë në shtëpi, por ama lidhja duhet bërë në fillim (orari i punës mësimore i përgatitur me norma dhe standard didaktik) dhe duhet kontrolluar kohëpas kohe nëse nuk është këputur litari e jo në fund kur mund të jetë derdhur i tërë bari dhe karroca të ketë ngelur bosh, pra kontrollimi i diturive duhet të bëhet vazhdimisht nga mësimdhënësi i lëndës përkatëse.
Testimi ekstern nëpërmjet kontrollimit dhe ekuivalentimit të notimit të mësimdhënësit dhe notimit që del nga testimi aludon edhe në kontrollimin e punës njejeçare të mësimdhënësit ku edhe kjo nuk mund të jetë një matje e drejtë dhe efikase dhe aspak korrekte pershkak se puna e një mësimdhënësi nuk mund të matet vetëm me një testim ku ndoshta mund të ndodhë që pikërisht në lëndën e tij të kenë qëlluar që të testohen nxënësit që më pak u shkon përshtati ajo lëndë. Këtë problem e mësova nga disponimi negativ që e kam vërejtur te disa mësimdhenës që kanë karrierë positive(mësues karriere) në mësimdhënie por që supozonin në rezultate negative përshakak të nxënësve që do të testoheshin në lëndën që ata ligjërojnë dhe disponim pozitiv kam vërejtur te disa të tjerë që kan pas fatin t’u qëllojnë nxënës të shkëlqyeshëm që do të testohen në lëndën e tyre.
Mendoj se një arimtar që ka marrë diplomën e Fakultetit përkatës nuk ja vlen që vetëm me një test ekstern të kontrollohet e tëre puna edukative dhe arsimore njëvjeçare e tij. Me testim kontrollimi të mësidhënësve vejmë në dyshim punën e Univeriteteve ku kanë studjuar mësimdhënësit, njëkohësisht minimizohet dhe përjashtohet roli dhe funksioni i pedagogut të shkollës i cili në vazhdimësi do të duhet të kontrollojë (vëzhgim pedagogjik) përgaditjen e mësimdhënësit për orë mësimore.
Prandaj mendoj se më shumë duhet t’i kushtohet vëmendje ngritjes së cilësisë së institucioneve të larta arsimore ku do të dalin mësidhënës të përsosur me përgaditje profesionale dhe pedagogjike, të ngritet në nivel sa më të lartë pozita dhe roli i pedagogut të shkollës, të përmirësohet raporti mësimdhënës – nxënës – prinder (trekënëshi didaktik) që tanimë gati është i prishur duke e përjashtuar ditë e përditë pozitën e mësidhënësit ne klasë ku nxënësi gati ka marr rolin që nuk do t’i takonte dhe duke përjashtuar skajshmërisht diciplinën didaktike nga shkollat që fatkeqësisht pastaj reflekton në rezultate të ulta dhe humbjen e pedantërisë dhe krijimit të shprehive dhe shkathësive për punë!
Kërkj që shoqëria jonë të ngrejë kontrollin dhe cilësinë në shkollat – universitetet tona që nga ato dyer të krijohen dhe të dalin njerëz me përgatitje të lartë profesionale dhe didaktiko – pedagogjike. Të formohen kuadro që do të jenë të aftë që t’i kultivojnë lulet dhe jo nga ata që për t’u marrë ’erë’ do të dijnë t’i këpusin lulet!

Shtojcë

ANKETË
– Mashkull _____________________
– Femër data e plotësimit
– Niveli i arsimimit________

Të nderuar prindër!
Me këtë anketë dëshirojmë të dijmë dhe të vërtetojmë se si ndikon testimi ekstern tek femijet tuaj, nјëkohësisht kërkojmë të hulumtojmë disponimin tuaj në lidhje me këtë problem, gjegjësisht sa jeni të kënaqur me punën-vlerësimin që del nga testimi ekstern.
Të dhënat e grumbulluara do të shfrytëzohen për studimin kërkimor:
”Testimi ekstern një sfidë apo një terror psikologjik që ushtrohet ndaj fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve”
Me qëllim të njohjes së situatës dhe organizimit të testimit ekstern , ju lutemi që në bazë të bindjes, vlerësimit dhe konstatimit Тuaj t’ju përgjigjeni pyetjeve të parashtruara më poshtë.
Për hirë të objektivitetit, anketa është anonime.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
I. A është i arsyeshëm testimi ekstern në përfundim të vitit akademik?
rretho alternativat e mundshme!
a). Po
b). Jo
c). Shkruani opinionin tuaj:
______________________________________________________________________________
II. A jeni të kënaqur me vlerësimin dhe notimin e fëmijës suaj nga ana e arsimtarit:
a). Po
b). Jo
c). Shkruani opinionin tuaj: _________________________________________________________
III. A i mbron testimi ekstern nxënësit nga notimi i pa drejtë i mësimdhënësit?
a). Po
b). Jo
c). Shkruani opinionin tuaj:________________________________________________________
III. Sa jeni të kënaqur me punën që bëjnë mësimdhënësit gjatë vitit shkollor? Shënoni shenjën “x” ndër nivelet e shenuara.(me një romak shënohet noveli më i ulët dhe me tre romak më i lartë)!

I II III

IV. Cili është propozimi juaj për të përmirësuar cilësinë e punës edukative – arsimore në shkollat e qytetit tonë?

_____________________________________________________________________

Posted in SHKENCË | 2 Comments »

Posted by Pedagogjia më 13 Nëntor, 2009

Në vijim do t’Ju paraqesim tekstin e betimit solemn të mësuesit, të cilin në vitin 1966 për nevojat e UNESKO-s e përpiloi R. Dottrens.

Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari. Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.

Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi. Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.

Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nderë

Posted in SHKENCË | 3 Comments »

LAJME

Posted by Pedagogjia më 27 Prill, 2008

NJË FENOMEN I RREZIKSHËM NË MESIN E STUDENTËVE TANË

Para shumë viteve në Kosovë kishte pak mundësi për të rinjtë e vendit tonë që të studiojnë dhe të ngritin kapacitetet e tyre intelektuale në njërën anë, por edhe të plotësojnë nevojat shoqërore në fusha të ndryshme. Me hapjen e Universiteti të Prishtinës, u krijua një mundësi e mirë shkollimi për një pjesë më të madhe të atyre që kishin vullnetin dhe mundësinë për të studiuar në vendin e tyre, duke vazhduar përpjekjet e shumta që të shtohen fushat e studimit, përpjekje që tani është bërë realitet në vitet e tanishme, duke poseduar një numër të madh studentësh dhe degësh, por mbi të gjitha duke rritur numrin e të diplomuarve, për të mos u ndjerë mungesa e profesionistëve në fushat e caktuara. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Posted in LAJME | 4 Comments »