PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 235,145

Fejesa sipas zakoneve ku jetojmë

nga Shpend Bajrami

Fejesa është parahyrje në kontratën e martesës e cila do te thotë: „Propozimi i mashkullit deri te femra për martesë”. Zakonisht propozimi bëhet nga ana e mashkullit i cili pas aktit të fejesës bëhet i fejuari (ai i cili propozn), kurse femra bëhet e fejuara (e propozuara).

Fejesa është nje veprim para kontratës së martesës. Qëllimi i fejesës është që të merret mendimi i vajzes së kërkuar e cila do të pyetet nëse pajtohet apo jo për martesë dhe po ashtu pyetet edhe mbykqyrësi i saj.

Pra, fejesa zbulon qëndrimin e vajzës dhe familes së saj, sepse pëlqimi i këtyre dy palëve është detyrim para kontratës së martesës.

Cilësitë që duhet t’i kenë të fejuarit

Kur i riu dhe e reja hynë në moshën e pjekurisë, atëherë fillojnë të mendojnë për cilësitë e partnerit a partneres të jetës që një ditë do të bëhet bashkëshort a bashkëshorte.

Njerëzit në lidhje me këtë, vendosin kushte të ndryshme në varësi të kulturës, edukatës e rrethit ku jetojnë. Ka prej tyre që vendosin kusht fizionominë dhe formën (pamjen fizike), si p.sh. gjatësinë e trupit, sytë dhe ngjyrën e tyre etj. Disa të tjerë kushtëzojnë pasurinë, dhe disa të tjerë si kusht marrin prejardhjen dhe familjen e mirë e kështu me rradhë.

Përveç këtyre cilësive që përmendëm më lartë që pa dyshim janë të pëlqyeshme, ka edhe një cilësi tjetër që është e rëndësishme dhe me vlerë të veçantënga nga këto që përmendëm më lartë, është edukata e mirë fetare dhe kombetare, edukimi i vetive të karakterit dhe formi i identitetit personal. Bile cilësia fetare në trevat tona gati po ja kalon edhe cilësisë kombëtare.

Sipas kësaj cilësie (cilësia fetare), femra me edukatë fetare konsiderohet si femër e moralshme dhe me vyrtite të larta njerëzore.

Pra, mendoj se, qëllimi i të fejuarit, piksëpari duhet të jetë femra që ka vyrtite të larta njerzore dhe nëse i ka cilësitë tjera, që i përmendëm më lartë, atëherë mund të themi se do të kemi një martesë të lumtur. Por, në të kundertën nuk ka dobi prej femrës e cila ka pasurinë, bukurinë, ose origjinën familjare të njohur dhe nuk është e moralshme, dhe nuk ka veti të larta të karakterit, e te identitetit personal, sepse femra e bukur dhe pa moral dhe karakter të fortë është mashtruese; femra e pasur e pa moral është tirane;kurse femra me origjinë dhe pozitë është kryeneçe. Ndërsa femra që ka moral dhe karakter të fortë është e moralshme, është modeste dhe e kujdesshme edhe pse ato te tjerat që i përmendëm më lartë njerëzve u duken më tërheqëse.

Këto cilësi që i permendëm, nuk janë vetëm për femrën, por kanë të bëjnë edhe me mashkullin dhe nuk duhet që një femër të lejojë vetes që të martohet me pasurinë, bukurinë ose pozitën e mashkullit, por ajo duhet të kërkojë që mashkulli, pikësëpari, të jetë i moralshëm atëherë të tjerat vijnë vetvetiu dhe së bashku ndertojnë jetë të lumtur dhe bashkëshortore.

Mashkulli i cili është i moralshëm, i edukuar mire në aspektin kombëtar dhe fetar, dhe me karakter të fortë, ai e mbron gruane tij, jeton në harmoni të plotë me të dhe është durimtar dhe i kujdesshëm ndaj saj. Ai (mashkull) nëse e dashuron e respekton; nëse e urren nuk i bën padrejtësi; nëse ndodh që ajo të mos e pëlqej jetën me të, e lëshon në mënyrë më të njerëzishme.

Jeta bashkëshortore është e stërmbushur me përgjegjësi. Gjatë kësaj kohe ka mundësi të ndryshojnë shumë gjëra. Nëse ajo është e ndërtuar në baza të dobëta, p.sh. në bazë të pasurisë, dhe nëse pasuria harxhohet, padyshim që do të ndodhin plasaritje të mëdha në marrëdhëniet bashkëshortore, sepse bashkëshortësia nuk ka qenë e ndertuar në baza të shëndosha, por në baza të një lakmije kalimtare, pa themel.

Vetëm martesa që ndërtohet në baza të shëndosha, është martesa e vërtetë. Martesa e tillë ka baza të forta e themelore të qëndrueshme.

Bazuar në parimet dhe rregullat e përmendura më lartë, që çojnë në një bashkëshortësi të shëndoshëdhe të qëndrueshme shpresojmë dhe mundohemi që edhe ne si shoqëri shqiptare t’u përmbahemi regullave që kërkon bashkëshortësia e vërtetë.

Si në të kaluarën (gjeneratat e më parshme), por edhe në ditët e sodit fejesa në shoqërinë tonë dhe konkretisht në mjedisin ku unë jetoj është e ndërtuar mbi bazat e interesave të ndryshme që kënaqin nevojat dhe kushtet që vënë partnerët (të fejuarit) ndaj njëri tjetrit, si cilësi kryesore të partnerit (vajzës apo djalit) për të lidhur fejesën dhe më vonë martesën dhe jetën bashkëshortore. Kur më lartë përmendëm cilësitë dhe kushtet që duhet t’i posedojë partneri për fejesë, kam përshtypjen se sot të rinjtë dhe të rejat pjesë e së cilës jam edhe unë shumë pak i përfillin këto kushte. Prandaj, mendoj unë sot duke mos pasur një statistikë të saktë nga organet pergjegjëse civile përsëri mund të them se një numër i madh i lidhjeve martesore, për një kohë të shkurtër shkurorëzohen. E gjith kjo ndodh si rezultat i i ndërtimit të lidhjes së fejesës në bazë të cilësive të dobëta të njeriut.

Përderisa në të kaluarën tonë të afërt fejesa lidhej (siç na bëjnë të ditur prindërit tonë) në bazë të interesave dhe motiveve të dobëta që nuk çojnë në bashkëshortësinë e lumtur dhe të shëndoshë. Fejesa bëhej me dëshirën e prindërve dhe pa mos e pyetur të fejuarën (vajzën) nëse dëshironte ajo që të fejohej me atë të fejuar (djalë) që ia preferonin prindërit. E njëjta gjë shpesh herë ndodhte edhe me mashkullin i cili nuk vendoste për të fejuarën e vetë, por atij i imponohej një fejese, fejoheshin me ndrrimin e se motrës gjë e cila ndikonte negativisht te femra por edhe te mashkulli. Pra këto fejesa lidheshin mbi baza të dobëta, p.sh. në bazë të pasurisë, në bazë të prejardhjes dhe familjes dhe akoma më skandaloze ishin fejesat që ndodhnin me ndrrimin e të motrës me nusen. p.sh. për të fejuar djalin prindërit e tij në shkëmbim për nusen e djalit detyroheshin që të japin të binë (motrën) e djalit, dhe këto fejesa ndodhnin dhe lidheshin në bazë të interesave me motive shumë të ulta. Prandaj, mendoj unë këto fejesa nuk çojnë në ndërtimin e harmonisë familjare. Shpeshherë ka ndodhur që këto fejesa të perfundojnë edhe tragjikisht, me vetëvrasjen e ndonjërit nga të fejuarit. Më të shpeshta kanë qenë viktima femrat por nuk përjashtohen edhe rastet ku viktima kanë rënë edhe meshkujt. Gjithashtu, mendoj se këto lidhje bashkëshortore kanë çuar edhe në shkatërrim të familjeve, prishje të lidhjeve bashkëshortore, tradhetimin e partnerit, largimi i njerit nga partneret sidomos i burrit i cili në momentin që i është dhënë rasti ka realizuar lidhjen e martesës tjetër në të njëjtën kohe duke qenë i maruar (martesa bigamike), njihen shumë raste ku burri është larguar nga shtëpia për në kurbet dhe më nuk është kthyer duke i lënë edhe fëmijtë e vet dhe është martuar më një grua të ëndrave të tij do ta quaja un, të cilën femër nuk ka mundur ta martojë në lidhjen e martesës së parë. Kështuqë, janë të shpeshta rastet që përshkruajtëm më lartë, e gjithë kjo si rezultat i lidhjes së bashkëshortësisë me personin e pa përshtatshëm. Mendoj se aktorë të këtyre ngjarjeve nuk do të ishin vetëm meshkujt, por edhe femrat por, në mesin ku ne jetojmë femrës nuk i jepet rasti që të mundet të shkurorëzohet lehtë dhe të mbajë lidhje jashtamartesore sikur mashkulli (që edhe për të nuk është e lejuar dhe e pëlqyeshme nga as kush) që për mua është e pëlqyeshme që femrat nuk e kanë këtë të „drejtë”, dhe ndoshta nuk do tju jepet rasti ta kenë, por uroj që ato të kenë një lidhje të vëtretë dhe të përshtatshme bashkëshortore.

Sot kur ne e dimë dhe mburremi për përparim, zhvillim dhe edukim të shoqërisësonë, përsëri, lidhja e fejesave në mes të rinjve ndodh sikurse në të kaluarën, por pak më ndryshe, në aspekt më „modern”, në interesa dhe motive si në të kaluarën, por çka është e ndryshuar nga e kaluara këto interesa janë të modifikuara, por për nga baza dhe motivi përsëri fejesat janë të lidhura gabimisht. Sot kujtoj unë se fejesa ndodh të lidhet me pëlqimin e të rinjëve (djalit dhe vajzës), gjë që të çon të mendosh se të rinjtë tanimë janë çliruar nga zakonet dhe interesat me motive të dobëta të bazuara nga tradita e së kaluarës, kur për lidhjen e fejesës së të rinjëve vendosinin prindërit pa respektuar dëshirën e të fejuarëve. Por, edhe sot, fejesa edhepse me dëshirën e të rinjëve, përsëri nuk është e ndërtuar dhe lidhur duke u bazuar në cilësitë dhe tiparet që i përmendëm më lartë, por lidhjet e fejesave ndodhin kryesisht duke u bazuar në gjendjen ekonomike të partnerit pa mos kërkuar kushtet dhe cilësitë primare të partnerit për fejesë. Dhe për të cilat kritere (kushtet ekonomike) shpesh herë bien dakord edhe vetë prindërit e të rinjëve.

Sot në mesin ku unë jetoj fejesa lidhet duke u bazuar dhe vendosur si kusht fizionominë dhe formën, p.sh. bukurinë, gjatësinë e trupit etj., vendosin si kusht pasurinë e partnerit, dhe as pak nuk analizojnë prejardhjen dhe familjen e partnerit, ndodh që të anashkalohet edhe përkatësia kombëtare dhe fetare, duke e arsyetuar me të vetmin kusht se ka zgjedhur partnerin e bukur, të pasur, dhe të dashur. Prandaj kujtoj se lidhjet e këtilla çojnë në dhunën familjare dhe shkurorëzim të martesës.

Lidhja e fejesës në vendin ku jetoj

Përderisa me lartë përmendëm kushtet që duhet plotësuar për lidhjen e martesës, shpjeguam se në ç’bazë ndodhin lidhjet e fejesave në te kaluarën dhe në ditët e sodit, tani do të mundohem që të bëj përshkrimin e rrugës së lidhjes së fejesës sipas zakoneve dhe adeteve, qofshin ato edhe formale në vendin (mjedisin) ku unë jetoj.

Kur përmendëm se fejesa është parahyrje në kontratën e martesës dhe cila do të thotë propozimi i mashkullit deri te femra për martesë e njjta gjë ndodh edhe me të rinjtë e mesit ku jetoj. Mënyra se si ndodh propozimi, apo vendimi që merret për të propozuar vajzën për tu fejurar është e ndryshme, dhe nuk është gjithmon e njëjta.ka raste ku të rrinjtë fejohen me pëlqimin e prindërve dhe për këtë janë të kënaqur dhe dakord; ka raste ku fejesa lidhet me pëlqimin e të rinjëve dhe prindët edhepse ndoshta nuk janë dakord në kësi raste heshtin dhe pajtohen. Por, parashtrohet pyetja, si vjen deri te fejesa e të rinjëve?

Fejesa ndodh kur i riu dhe e reja hynë në moshën e pjekurisë. Atëherë motivimi për fejesë së pari vjen nga prindërit, pastaj nga bisedat me moshatarët e tyre dhe kështu fillojnë të mendojnë për lidhjen e fejesës me partnerin që do ti përshtatej për jetë bashkëshortore. Kur të rinjtë e njohtuar në mes veti, që pëlqejnë njëri tjetrin dhe u përputhen mendimet dhe planet e jetës, ata së pari bisedojnë me prindërit e tyre per të marrë edhe pëlqimin e tyre, dhe më shumë se pëlqimin edhe për shenjë respekti ndaj prinderve edhe djali edhe vajza mundohen që ti njoftojnë dhe ti bindin prindërit që të bijen dakord për lidhjen e fejesës se djalit apo vajzës me personin që ata vetë e kanë zgjedhur, duke arsyetuar dhe treguar anët pozitive që posedon parteri i tyre. Pasi prindërit e djalit bien dakord me mendimin e djalit të tyre të gëzuar për rritjen e birit dhe pjekjen e tij për fejese nisin planet se si të arrijnë deri te mënyra më e shpejtë e realizimit të lidhjes së fejesës së djalit më femrën që ai ka përzgjedhur dhe pëlqyer për partner të jetës. Prindërit interesohen që të gjejnë një person që gëzon autoritet të lartë te famlja e nuses dhe e lusin atë që të bëhet msiti (shkusi) që do të kërkojë dorën e vajzës për fejesën e birit të tyre. Pasi ai person të pranojë detyrën, atëherë, ai shkon në familjen e vajzes dhe nga prindërit e saj kërkon dorën e vajzës për lidhjen e fejesës me djalin e asaj familje që e ka ngarkuar me detyren e shkusit.

Dhe pas disa përpjekjeve të shkusit për t’ia arritur qëllimit, prindërit e femrës, pasi bëjnë interesimin për personin që duhet të fejojnë bijën e tyre, pasi marrin dhe sigurohen për cilësitë e mira të mashkullit atëherë vendosin që të pyesin të binë e tyre nëse ajo don të fejohet me atë mashkull që i propozon fejesën. Nëse vajza bie dakord, në të shumtën e rasteve ajo mjafton edhe të heshtë e të mos kundërshtojë, atëherë prindërit e saj e kuptojnë përgjigjen e saj se ajo don të fejohet me atë që i ptopozon fejesën, atëherë prindërit, babai i vajzës del dhe ia shtrin dorën e krushqisë shkusit të djalit, icili për shenjë të fejesës familjes së vajzës për momentin i len diçka sa për shenjë për të shpallur fejesën. Dhe me mesazhin e marrur nga familja e vajzes shkon ta përcjellë atë te familja e djalit i cili kishte propozuar fejesën. Pasi familja e djalit të merr mesazhin se familja e vajzes i kanë dhënë dorën e vajzës së tyre, atëherë në atë shtëpi (shtëpinë e djalit) për shenjë të fejesës shkrepet një pushkë dhe plas kënga e përcjellur me daulle nga vajzat e fisit të djalit. Kjo është mënyra se si vjen deri te fejesa e të rinjëve në vendbanimin ku unë jetoj.

Literatura:

Abdullah Nasih Ulvan, 1993, Rregullat e fejesës dhe të martesës dhe detzrimet e bashkëshortësisë, Furkan, Tetovë
Muhamed A. Ken’an, 2005, Bazat e bashkëshortësisë në islam, Kibla, Gostivar
Hamit Beqa & Lekë Sokoli, 2000, Divorci (Vrojtime e refleksione), Rinia, Tiranë

3 Përgjigje to “Fejesa sipas zakoneve ku jetojmë”

  1. Shpend said

    Ne diten kur vijne krushqit me marr nusen-qiken perfaqesuesit e burrit-dhenderit tre apo kater vete ndalen pak me mbas krushqive dhe perfaqesuesit e familjes se qikes-nuses kuptohet burri me i vjeter i familjes se saj ne momentin kur ja dorezojne vajzen familjes se dhendrit pra perfaqesuesve te burrit vjerrit te qikes i thojne keto fjale citoj : ” Gjaku yne sherbimi – yzmeti juaj ” duke e mbajt per dore vjerrin e qikes pra babane e dhendrit ia perserisin tri here te njejtin refren dhe pastaj i thone i pashi hajrin bijes sone qoft me kembe te mbare, e vjerri i qikes pergjigjt qofshit faqe bardhe. Me keto fjale perfundon ceremonia pra qika i dorezohet fisit te dhendrit. Ata vazhdojne rrugen ne drejtim te krushqive ndersa fisi i qikes tre apo kater burra qe e kan percjelle deri te nje vend i caktuar kthehen ne shtepi !

  2. shpend said

    shpendbajrami76@hotmail.com – kjo eshte adresa qe mund te kontakojme!

  3. shku said

    Shum text i mir,

    po mua me intereson, se si duhet me “FOL” kur tja bejsh qiken perhajr!? qka folet ne at bised dhe si thuhet, qe jemi dakord qiken me ta jep!??

    Nese ka mundsi, ket pytje ne Email me bisedu

    Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: