PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 235,145

Të kuptosh aftesinë e kufizuar

Mr. Afrim ILJAZI

Kalimi nga një çështje mjekësore në cështje të të drejtave të njeriut

Problemet e personave me aftësi të kufizuara janë pranuar si prioritare nëpër tërë botën, posaçërisht pas miratimit të rregullave standarde të Kombeve të Bashkuara për barazinë e mundësive të personave me aftësi të kufizuara dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të miratuar më 13 dhjetor të vitit 2006.

Personat me nevoja të veçanta jane perpjekur te luftojne perceptimet tradicionale per personin me nevoja të veçanta si nje objekt meshire apo si njerez te semure qe kane nevoje per kurim. Ky model zakonisht quhet modeli individual i çështjes së aftësisë së kufizuar.

Modelet e reja te aftesise se kufizuar i ripercaktojne personat me nevoja të veçanta si pjesetare me te drejta te plota ne shoqeri qe kane mundesi te japin nje kontribut te çmuar per veten, familjet e tyre dhe për komunitetet ku jetojnë. Kjo përqasje e rishikuar shpesh quhet ‘modeli social‘ për aftesinë e kufizuar. Ai e sheh aftesinë e kufizuar si një ndërveprim të personit me demtim me mjedisin social çaftesues permes barrierave diskriminuese dhe izoluese që pengojne pjesemarrjen e plote ne jeten shoqerore. Modeli social i aftesise së kufizuar thekson se personat me nevoja të veçanta nuk lejohen të zhvillojnë mundesitë e tyre, jo pershkak të dëmtimit, por si rezultat i barrierave diskriminuese ligjore, paragjykimeve dhe qëndrimeve, pengesave arkitektonike, komunikuese dhe te llojeve te tjera. Fokusi në rradhë të parë vihet tek identifikimi, zbulimi dhe shqyrtimi i kufizimeve që hasin personat me aftësi të kufizuar në ambientin fizik dhe social në të cilin jetojnë.

Modeli social per aftesine e kufizuar lidhet ngushte te të drejtat e njeriut i njeh personat me nevoja të veçanta si bartes të drejtash që mund dhe duhet të përcaktojne vete kursin e jetes se tyre ashtu siç është në gjendje cdo pjestar tjeter ishoqerise, fokusohet tek kufizimet qe ju behen personave me nevoja të veçanta prej mjedisit social dhe fizik duke i konsideruar këto kufizime si shkelje e të drejtave të njeriut.

Procesi i krijimit të aftësisë së kufizuar

Procesi i Krijimit të Aftësisë së Kufizuar  adapton një mënyrë tepër shumëplanëshe të paaftësisë. Ajo e përkufizon “Handikapin” (i cili më gjerësisht quhet “Paaftësi” në gjuhën popullore) si çrregullim të zakoneve jetësore që rezultojnë nga një ndërveprim dinamik midis faktorëve një gjendje fikse, por një proces dinamik që ndryshon në varësi të kontekstit dhe mjedisit. Sipas mund të ndërmerren një sërë veprimesh për të modifikuar këto ndërveprime dhe për të arritur pjesëmarrje shoqërore: pakësimi i aftësisë së kufizuar (kujdesi mjekësor), zhvillimi i aftësive (rehabilitimi), si edhe adaptimi ndaj mjedisit (mënjanimi i barrierave fizike, politikat anti-diskriminuese dhe lehtësuese[1].

Ndryshimi i të menduarit për aftësinë e kufizuar

Nga

Drejt

Aftësia e kufizuar është një problem individual Aftësia e kufizuar është problem i shoqërisë
Ne dhe ato: përjashtim dhe tolerancë Të gjithë ne: inkluzion dhe vlera të përbashkëta
Duke e parë si e metë Duke e parë si fuqi
Shoqëria vendos për “ato” Ato vendosin për veten
Profesionistët din gjithçka Njerëzit kanë njohuri të ndryshme
Bazuar në lëmoshë Bazuar në të drejtat njerzore
Pacient Qytetarë
Orjentim institucional Orjentim komuniteti
Modeli mjeksor –kontrol dhe kurim Modeli social-ndyshim i mjedisit dhe qëndrimi

[1] Përtej De-institucionalizimit: Nga një Tranzicion i Paqëndrueshëm drejt një Sistemi Aftësues në Europën Jug-Lindore-Kutia 4 ( Raporti i Handicap International “Iniciativë  Monitoruse te Aftësisë së Kufizuar” )

3 Përgjigje to “Të kuptosh aftesinë e kufizuar”

  1. Marjo said

    njerezit me aftesi te kufizuar jane te mbeshtetur

  2. mirela said

    eshte dashur me shum per njerzit me aftesi te kufizuara sepse ata duhet te ndihmohen

  3. jaziku said

    kjo eshte shum e shkureter duhet edhe me shum?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: