PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 149,039

Mendimi pedagogjik i Aleksandër Xhuvanit

nga Shpend Bajrami

Xhuvani ishte vazhdues dhe nxënës i zellshëm i trashëgimisë pedagogjike të iluministëve demokrat të Rilindjes Kombëtare, të Kristoforidhit, Naim e Sami Frashërit, Gj. Qiriazit etj.

Më 1926, Aleksandër Xhuvani do të botojë “Fillimet e pedagogjisë për shkollat e fillores pjes e dytë: Didaktikë e Edukatës” për ta vazhduar pastaj me “Didaktikën” dhe “Edukatën”- me këto vepra Xhuvani shënoi një ngritje kualitative në mendimin pedagogjik shqiptar.Ai ia vuri bazat punës shkencore në fushën e pedagogjisë shqiptare. Pra ai është themelues i shkencës pedagogjike shqiptare.

Kuptimi i edukatës

Fjalën edukatë e nxjerr nga fjala latine educere, e cila ka domethënien e të nxjerrit jashtë, të qiturit në dritë të atyre aftësive që gjenden por si farë, mbrenda në një subjekt të dhënë, ndërsa pedagogjia sipas tij është shkencë dhe art i edukatës me rëndësi shumë të madhe shoqërore e kombëtare. Pedagogjia ka lidhje të ngishtë edhe me shkencat tjera, sidomos me psikologjinë, etikën, fitiologjinë, sociologjinë, logjikën etj.

Qëllimi i edukatës

Xhuvani, idealin e edukatës e kupton dhe e trajton në mënyrë të gjërë. Ai thotë se qëllimi i edukatës është formimi i personalitetit, dmth. mësimi ka për qëllim të formojë njerëz me gjikim më vehte e të lirë, me një sy të patrembun për çdo rasë të jetës e me një dashuni të vërtetë për çdo gja të ndershëm dhe ma fort për veprimin e njeriut në shoqëni njerzore.

Sipas tij, ideali i edukatës shqiptare duhet të jetë që të formojë shqiptarin trim të stemën, asi qi nuk njef ndalime, asi qi shkon veç përpara e nuk kthehet prapë, i pa përkulun në zgjedhë. Xhuvani qysh herët e vë në spikamë karakterin shoqëror dhe politik të edikatës dhe të qëllimit të saj. Duke u bazuar në këtë, ai u angazhua që shkolla dhe edukata kombëtare të formojnë punëtorë të mirë, të kulturuar, ndërsa në shoqërinë e re socialiste ai u angazhua për formimin e njeriut me tipare të reja shoqërore.

Në kuadër të sistemit pedagogjik të tij përfshin dhe trajton edhe detyrat e edukatës. Sipas tij, detyrat e edukatës janë këto: edukata qytetare, edukata kombëtare, edukata fetare, edukata fizike, morale, mendore, estetike dhe edukata e punë, ku me organizimin e drejtë të këtyre detyrave arrihet ideali i edukatës.

Xhuvani kontribuoi edhe në fushën e historisë së pedagogjisë botërore dhe të historisë së pedagogjisë shqiptare, e cila për rreth gjysmë shekulli ndërlidhet me jetën dhe punën e tij arsimore e pedagogjike. Ai ishte histori e gjallë e shkollës dhe e pedagogjisë shqiptare. Meritë e veçantë e tij është fakti që u përpoq për ndërlidhjen e traditës përparimtare pedagogjike me nevojat aktuale të shkollës dhhe arsimit shqiptar, siç ishte rasti me pedagogjinë herbartiane, me rrymat e ndryshme pedagogjike të shkollës së re.

Sipas tij, puna shkollore duhet të bazohet në njohjen e mirë të tipareve psiko-fizike të nxënësit. Për këtë arsye e shkroi edhe veprën “Psikologjia”e cila vlerësohet si vepër monumentale për tërë literaturën shqiptare. Kjo në fakt është një tekst i psikologjisë pedagogjike por në vete ngërthen edhe përmbajtje nga psikologjia e përgjithshme, nga ajo fëmijërore, patologjike, fiziologjike, eksperimentale etj.

Xhuvani kontribut dha edhe në themelimin dhe ndërtimin e didaktikës dhe pedagogjisë shkollore shqiptare. U mor me trajtimin e çështjeve themelore të mësimit dhe të shkollës, siç janë: përmbajtjet mësimore, parimet didaktike, personaliteti i mësuesit, lokalet shkollore etj. Për ta nxjerrë shkollën shqipe nga prapambeturia dhe kaosi i rrymave e ndikimeve të ndryshme pedagogjike dhe ta ngritë atë mbi një bazë unike e të përparuar didaktike botoi tekstet: didaktikë e edukatë, Didaktika. Ai personalitetin e mësuesit e lartëson kur thotë: “Vetë vetëdija që mësuesi asht tue formue gjan ma fisnike në botë, shpirtin e njeriut, duhet ta naltësojë e ta nxisë që të punojë sa më shumë për atë”.

Me vlerë janë edhe idetë e tij nga fusha e pedagogjisë parashkollore, nga fusha e andragogjisë, si dhe nga pedagogjia familjare. Ai thekson ngritjen arsimore dhe kulturore të femrës shqiptare, të cilën e vlerësoi si faktor shumë të rëndësishëm shoqëror e edukativ.

Dha kontribut edhe pedagigjinë speciale, përpjekja e tij për propagandimin e arritjeve evropiane në këtë fushë edukative e humane.

Sistemin pedagogjik veç traditës kombëtare e përvojës arsimore, e mbështeti në mendimin pedagogjik të pedagogëve të shquar botërorë si: Komenski, Pestaloci, Distervegu, sidomos Herbarti e herbartianët etj.

Ai ishte pedagog, i cili u përpoq vazhdimisht për futjen e së resë përparimtare në shkollë dhe pedagogjinë shqiptare dhe për propagandimin e saj. Veprat e tij ndryshe quhen edhe pedagogjia xhuvaniane.

Kontribuoi shumë edhe në sendërtimin e sistemit arsimor shqiptar sipas standardeve të perparuara të kohës, duke përfshirë këtu legjislacionin shkollor, tekstet shkollore, përgatitjen e kuadrit mësimor, terminologjinë pedagogjike-shkollore, organizimin e mësimit, dokumentacionin pedagogjiko-shkollor etj. Xhuvani ishte shembull i mësuesit dhe pedagogut të mirëfilltë; vetë ai ishte shembull se si duhet punuar për arsimin, shkencën, popullin dhe atdheun, ndaj edhe vepra e tij, siç shkruan prof. Eqrem Çabej ” do të lëshojë dritë edhe sot, edhe në të ardhmen”.

Literatura:
1. Dr. Hajrulla Koliqi,1987, Aleksandër Xhuvani- Puna edukativo-arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike, ETMM-KSAK, Prishtinë.
2. Prof.dr. Hajrulla Koliqi, 1997, Historia e pedagogjisë botërore II, UP, Prishtinë
3. Prof. dr. Hajrulla Koliqi, 2002, Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Libri shkollor, Prishtinë
4. Prof.dr.Shefik Osmani,1983, Fjalor i pedagogjisë, 8 Nëntori, Tiranë
5. Pasho Baku, 2004, Fjalor enciklopedik, Bscchus, Tiranë

6 Përgjigje te “Mendimi pedagogjik i Aleksandër Xhuvanit”

  1. I paemër tha

    pergezime autorit per nje shkrim kaq te pikatur dhe per nje qasje te mire aspektit pedagogjik te XHUVANIT,mirepo nese me lejohet kisha shtru nje kerkese per autorin qe te trajtohen aspekte pedagogjike konkrete apo te trajtohen situata te tilla ku vjen ne shprehje trajtimi pedagogjik i tyre.Respekt per autorin dhe lus per mirekuptim

  2. I paemër tha

    Veprimtaria e gjere pedagogjike e pedagogut gjuhtarit ALEKSANDER XHUVANIT (te madh)ka lene nje thesar te pasur ne hapsiren e arsimimit dhe edukimit edhe per kohen tone te cilat vlen permend dhe te shkruajm ppermbajtjet pedagogjike te rendesishme ne veprimtarin e Aleksander Xhuvanit prof.Hajrullau i shkoqit mjaft gjere dhe me doz te gjere kuptimsie andaj ky shkrim i tij mbetet me nje rendesi te veqant per te gjith lexuesit dhe studijuesit e veprimtaris se Aleksander Xhuvanit andaj te gjitha te mirat per profesorin .

  3. Zenun tha

    Pedagog të tillë, e fatbardhësisht kemi edhe sot. duhet ti studiojm me vemendje. Të krijojmë një bazë pedagogjike Kombëtare

  4. Violeta tha

    Dashuria e plotë, nuk shuhet nga asgjë.
    Andaj edhe Xhuvani, si lapsi lindës ka pasur Dashuri t’plotë për librin dhe kur njeriu ka ketë Dashuri e shehë tjetrin si veteveten.
    Kështu që, ky njeri përshkon në mënyra të ndryshme njohurinë personale tek secili-a.
    Mirëpo këta Njerëz, janë t’paktë e uroj e Uroj që t’bëhen t’shumtë pasi kështu shkëlqehet toka si Xhuvani që ka Shkëlqyer!
    Me respekt:
    shkrimtarja, infermierja, gjuhëtarja…

  5. Pedagogë të tillë duhen të studjohen edhe më thell,sepse janë në interes të pedagogjisë kombëtare.
    Më vjen shum mir nga autori që në këtë faqe ka ngritur kët temë të nevojshme për ata të cilët mendojnë se janë pedagogë në kuptimin e ngushtë.

  6. I paemër tha

    liridonneziri

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 37 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: