PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 235,145

N`mes dy qytetërimeve edhe sistemi arsimorë

N`mes dy qytetërimeve edhe sistemi arsimorë

Shoqëria jonë po kërkon veten e saj në mes dy qytetërimeve të Ali Podrimjës, poezi e cila është përshtatur në këngën e Jerichos, ndërsa në mes të dy qytetërimeve shoqëria jonë gjendet edhe me sistemin arsimorë të saj.

Shkolla si institucion edukativo – arsimorë po kërkon të gjej rrugën  më të mirë që ti jep kahje të duhur njohurive që nxënësit marrin në të, mirëpo kushtet që i ofron shkolla e shekullit XXI në Kosovë, nuk po ju jep mësimdhënësve kënaqësinë e shfrytëzimit të metodologjive bashkëkohore të punës.

Metodologjia tradicionale e mësimdhënies kombinuar me disa metoda dhe teknika të mësimdhënies bashkëkohore nuk po mjaftojnë që të ketë rezultatet të kënaqshme për të shuar kureshtjen e nxënësve, të cilët fal kushteve dhe teknologjisë po përparojnë me hapa shumë të shpejt në krahasim me shoqërinë tona para 10 viteve. Coleman (1990) e quan “kapital shoqëror” – atë që shkollat tona duhet të zhvillojnë – të ndihmojnë në prodhimin e qytetarëve që kanë përkushtimin, aftësitë dhe prirjen për të nxitur normat e qytetarisë, mirëdashjes, drejtësisë, besimit, angazhimit bashkëpunues dhe kritikave konstruktive, në kushtet e diversiteti të madhe shoqëror. Shkolla duhet të zhvillojë, gjithashtu edhe kapitalin intelektual – aftësitë e zgjidhjes së problemeve në një botë teknologjike – në mënyrë që të gjithë nxënësit të mund të mësojnë. Edhe ky është një qëllim moral. Duke i`u përkushtuar kapitalit shoqërorë dhe intelektual, do të thotë të kuptosh synimin e qëllimit moral; ta trajtosh atë në mënyrë prodhuese, do të thotë të futesh në ndërlikimet e kompleksitetit dhe ndryshimit. Derisa shkolla jonë ende ka problem me numër të madh të nxënësve, ndërtesa shkollore të pa mjaftueshme, me inventarë të mangët, me kurrikule të ngarkuara dhe libra të pa përshtatshme psiko – fizike të nxënësve.

Ndërsa metodologjia bashkëkohore e punës parasheh më së shumti 20 – 22 (në maksimum) nxënës në klasë tek ne janë më së paku 30 nxënës në një klasë, kërkon orar më të gjatë të punës, shkolla jonë punon me tri ndërrime, mjete dhe materiale te punës, shkolla jonë nuk i plotëson këto kushte, mësimdhënës të trajnuar për metodologji të reja të mësimdhënies, tek ne organizohen trajnime të cilat nuk mund ti ndjekin të gjithë mësimdhënësit. Kërkohet për rezultatet të kënaqshme, ndërsa kushtet në të cilat punojnë mësimdhënësit po e vështirësojnë këtë duke e bërë të pamundur ecjen përpara të sistemit arsimor. “Gjendje shpirtërore e ulët, i depresuar, me ndjenjë se fajësohesh pa të drejt për të këqijat e shoqërisë? Aha, qenke mësues – Shtojca arsimore e gazetës Times.

Librat me të cilat mësojnë nxënësit kanë aq shumë informacione dhe gjëra të panevojshme që edhe mësimdhënësit vështërsohen se si ta bëjnë atë material më të kapshëm për nxënësi dhe si ti japin kuptim nga përditshmëria e tyre.

Në anën tjetër ajo çka është duke bërë shteti jonë për të përmirësuar këtë gjendje të sistemit arsimorë në Kosovë, shpjegohet shumë mirë me këtë thënie të Miclekthwait dhe Wooldridge (1996), “Shteti është një vegël jashtëzakonisht jo e mprehtë; ai e merr një ide të përgjithshme dhe ua bënë të detyrueshme të tjerëve, pa marrë, aspak, parasysh rrethanat vendore. Pastaj është edhe dëshira e dëshpëruar e politikanëve, për të gjetur një zgjidhje magjike.”

Dhe në fund të ditës sërish sheh fytyra të buzëqeshura të mësimdhënësve, krenari për punën e tyre nga drejtorët e shkollave, fjalë premtuese nga udhëheqësit e lartë nga ministria, gëzimin e prindërve për pesat e fëmijëve të tyre dhe ajo që është më e mirë janë fëmijët të cilët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë sonë kosovare, të cilët i krijojmë ne duke i ofruar atyre mundësitë më të mira për shkollim dhe zhvillim të aftësive dhe mundësive të tyre intelektuale, psikike dhe fizike.

Ndërsa ne për ndryshimet pozitive që mund ti bëjmë në sistemin tonë arsimorë, po themi “Në qoftë se kjo nuk ka ndonjë kuptim, atëherë shpëtojmë nga një mal me telashe, sepse nuk ka nevojë që ta kërkojmë” – Mbreti i kupave në “Liza në Botën e Çudirave”, pasi lexoi poemën pa kuptim të lepurit të bardhë.

Tringa Shpendi
pedagoge

2 Përgjigje to “N`mes dy qytetërimeve edhe sistemi arsimorë”

  1. kresha said

    Me pelqeu shkrimi Tringa, urime🙂

  2. krenare said

    Tringa,

    Pergezime per artikullin. Si duket n’mes dy qyteterimeve jane shume qeshtje ne Kosove, e kjo ndoshta per arsye se po mundohemi te bejme ndryshime te medha duke i anashkaluar shume probleme kyce qe ekzistojne ne shoqerine tone.

    E shembulli i thenies se Miclekthwait dhe Wooldridge eshte shume i qelluar per arsye se eshte deshmuar shume here qe te aplikohen ndryshime (duke perfshire ato ne sistemin arsimor) pa analizuar mire te gjitha kerkesat qe dalin ne menyre qe keto ndryshime te jene frytdhenese.

    Por mbi te gjitha sic ka thene edhe Gandhi “Ne duhet te jemi ndryshimi qe deshirojme te shohim ne bote” dhe besoj qe ka shume te tille te cilet mundohen te anashkalojne te gjitha problemet per te arritur rezultatet maksimale ne keto kohe.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: