PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 235,145

Mbi arsimin spontan

nga Semir Aliu

Në varësi të organizimit të kohës në përgjithësi dhe shfrytëzimit të saj, njeriu në mënyrë të natyrshme mëson dhe përjëton përvoja të ndryshme. Kjo ndryshe quhet edhe mësim apo arsimim spontan.

Arsimimi spontan është kategori kryesore e vetarsimimit që realizohet në mënyrë kontinuale në jetën e njeriut, pa plan e përmbajtje dhe pa pasur qëllim paraprak.

Arsimimi spontan është mënyra më e lashtë, më e natyrshme dhe më masive e vetarsimimit. Kjo veprimtari vetarsimore është plotësisht e lirë dhe realizohet vazhdimisht gjatë punës dhe jetës së njeriut. Pra, arsimimi spontan është bashkëudhëtar i natyrshëm i jetës së përditshme. Meqenëse kjo formë e arsimimit nuk është e qëllimshme, individi mund të mos jetë i ndërgjegjshëm për të, d.m.th. mund të mos e njohë si kontribut në pasurimin e dijeve të tij.

Doktrina bashkëkohore mësimi gjatë gjithë jetës nënkupton edhe veprimtarinë vetarsimore që realizohet gjatë punës dhe jetës së njeriut, në të cilën ai e në mënyrë spontane, mëson gjatë gjithë jetës dhe sprovave të saj. Kjo është mënyra më praktike e më ekonomike arsimore dhe nuk lidhet me institucione të posaçme arsimore-edukative. Këtu vjen në shprehje plotësisht interesi dhe mundësitë personale të individit. Shkollë për arsimim spontan është jeta, ndaj edhe pedagogjia popullore na mëson se “Shkolla më e mirë është jeta”

Përparësitë dhe mangësitë e arsimit spontan

Si çdo gjë në natyrë që ka anët e veta pozitive dhe negative, ashtu edhe arsimimi spontan i ka këto veti.

Anët e forta apo përparësitë e arsimit spontan janë se ai është plotësisht i lirë, jep bazë të fuqishme për zhvillimin e sistemit të njohurive të mëtejshme (kjo ka të bëjë sidomos me fëmijët), si anë tjetër mund të përmendim se ai është ekonomik, është praktik, dhe individual. Në këtë rast vijnë shprehje mundësitë dhe interesat e vetë individit.

Krahas përparësive, kjo formë ka edhe mangësitë e veta, si, mungesa e planifikimit dhe e sistematizimit të diturive, shkathtësive dhe shprehive të fituara, pastaj shkalla e ulët arsimore e shkencore, e cila është një nga karakteristikat qenësore të të nxënit spontan, njëkohësisht kjo formë e të mësuarit nuk shoqërohet me dokument përcjellës (është i pa çertifikuar), ekziston rreziku që gjatë mësimit të natyrshëm të fitohen shprehi të gabuara dhe interpretim i gabuar i diturive të fituara (në raste specifike), etj.

LITERATURA

Koliqi, Dr. Hajrullah. Andragogjia, ETMM i KSA, Praishtinë
http://www.parsh.org.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: