PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 160,283

TEORITË E ZHVILLIMIT TË HERSHËM SOCIAL

Teoritë e zhvillimit të hershëm social

nga Alije Zendeli

Etiologjia -  Foshnjat njerëzore, në kontrast me shumë specie të tjera, janë relativisht më të pashpresa kur lindin dhe për shumë vite janë të paaftë për të mbijetuar të vetëm.

Nëse foshnjat nuk ushqehen, strehohen dhe mbrohen ato me siguri që do të vdësin.

Etologët besojnë se procesi i seleksionimit natyral i ka pajisur foshnjat dhe nënat me sjellje të lindura të cilat sigurojnë mbijetesën e foshnjave. Socio-biologët përshkruajnë këtë proces  në një mënyrë paksa të ndryshme, duke argumentuar se mekanizmat evolucioniste kujdesen për të në mënyrë të tillë që gjenet e specieve  përcohen; fëmija ndodh që i ka ato.

Foshnja është programuar gjenetikisht për të realizuar dy lloje gjërash: mban nënën pranë dhe e motivon atë për ti  dhënë kujdesin e duhur. Për gjashtë ose shtatë muajt e parë foshnja e mban nënën pranë vetëm duke e tërhequr prane vetes. Të qarët është sigurisht  një nga  sjelljet më frytëdhënëse për ta realizuar këtë. Ndërsa zhvillohen fuqitë lokomotore, fëmija mund të qendrojë gjithashtu pranë saj duke u tërhequr ose duke i vrapuar nga pas. Disa etologë  besojnë se paraqitja fizike e foshnjave si – koka e madhe, fytyra e rrumbullakët dhe kembet e shëndetshme, mundet gjithashtu të shërbejnë për të siguruar bashkëveprimin e nënës  me foshnjën sepse ajo e gjen atë nga brendia e saj “të bukur”.

Trajtimi i të nxënit mjedisor – Teoricienët e të nxënit nuk e mohojne faktin se foshnjat dhe nënat posedojnë shumë përgjigje të lindura të cilat mund te japin ndihmesë në kujdesin e hershem dhe në procesin e atashimit. Por, shqetesimi kryesor  është shoqërizimi i foshnjeve. Sipas pikpamjes së të nxënit mjedisor, sjelljet sociale nënë-foshnjë rezultojnë nga një bashkëveprim mes dy individëve,  ku secili ndikon mbi sjelljen e tjetrit. Psikologët e sjelljeve mendojnë se këto bashkëveprime mund të shpjegohen përmes proceseve të të mësuarit social, duke përfshirë përforcimin, ndëshkimin dhe të mësuarit nëpermjet vëzhgimit.

Modelet e zhvillimit njohes – Për të kuptuar zhvillimin e hershëm  social të fëmijës ne duhet të kërkojmë mbi proceset njohëse që janë në bazë të sjelljeve sociale, psh. para se femijët të zhvillojnë një lidhje të fortë emocionale me nënën e tyre ata duhet që të kenë të paktën një koncept fillestar të përhershmërisë, të kuptojnë se ajo po vazhdon  të ekzistojë edhe kur ai nuk e ka përpara syve të tij.

Për të kuptuar zhvillimin e hershem social  është bazuar edhe mbi konceptin e njohjes sociale. Ashtu si aplikohet për atashimin, disa teoricient besojnë se foshnja zhvillon modele të brendshme pune të kujdestareve te tyre dhe ato i përdorin këto modele për të kuptuar ngjarjet dhe për të parashikuar se cfarë do të ndohë.. [1]

Psh. një foshnjë zhvillon pritshmërinë, në lidhje me sjelljen e nënës, si rrjedhoje e tipit të trajtimit që shfaq. Nëse ajo përgjigjet shpejt dhe me gatishmeri ndaj sinjaleve të foshnjës për mungesë rehatie ose  kur kërkon që ta ndëgjojnë, fëmija zhvillon pritshmëri  se do të jetë e gatshme në rast nevoje dhe keshtu  ka pak te ngjarë që të qajë kur lihet vetëm.


[1] Vasta Ross, (2007), Psikologjia e fëmijës, Uegen, Tiranë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 38 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: