Për ne
Për web faqen Pedagogjia
Mungesa e madhe e informacionit dhe risive adekuate në formë elektronike (në gjuhën shqipe), na shtyri të mendojmë se krijimi i një web faqeje është i pashmangshëm. Web faqja Pedagogjia është vetiniciativë e pedagogëve të rinjë nga Gostivari. Në bashkëpunim me Ju, synojmë të ecim në hap me zhvillimet dhe risitë shkencore në shkencën e pedagogjisë.
Qëllimi
Kjo web faqe e pedagogjisë në gjuhën shqipe ka për qëllim t’i mundësojë publikut të ketë akses informativ të risive të shkencës së pedagogjisë.
“Pedagogjia” është e fokusuar në nxitjen e synimit për zhvillimin e aftësive, diturive dhe vlerave të të gjithë të interesuarve.
Moto
Motoja e kësaj web faqeje është: Na ndihmoni, t’Ju ndihmojmë
Materialet e postuara në web faqen tonë kanë për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e kapacitetit, interesave dhe nevojave të studentëve të Fakultetit Pedagogjik, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë atyre që shfaqin interesim për këtë shkencë.
Web faqja është në përpunim e sipër, prandaj nuk mund të jetë e perfekte. Në këtë rast Ju lutemi që për çdo vërejtje, gabim apo sugjerim na shkruani në komentet përkatëse ose në e-mail pedagogjia@hotmail.com. Çdo koment i cili është në dobinë tonë reciproke është i mirëpritur.
Web faqja jonë do të respektojë të drejtën e autorit, andaj për secilin artikull të postuar në vijim, ne do të shënojmë referencat përkatëse. Prandaj, Ju lusim edhe Juve që në këtë rast të reflektoni pozitivisht.
Kontakt: pedagogjia@hotmail.com
Me respekt nga stafi drejtues
Agim Kastrati Tha
Vertet diqka e munguar ne veb faqet e gjuhes shqipe dhe nje nevoj e nguteshme qe
edhe ne pedagoget te kemi nje faqe a forum ku do bisedohet e shtrohen tema me
interes te praktikes dhe teoris se shkancave nga lemia e
pedagogjis,metodikes,didaktikes e fusha te tjera te ketyre lemive.P o ashtu do jem edhe une nje ze i ketyre deshirave e nevojave tuaja profesionale nga keto fusha duke ju mbeshtetur plotesisht kete nisme shume shume te nevojshme
latifi Tha
Kur kemi të bëjmë fjalë për edukatën në shkolla duhet të kihen parasysh,rangu shkollor dhe llojet e edukatave,sepse të gjitha edukata nuk janë të njejta si për nga funksioni asht edhe për nga mosha e nxënësve.Në SH>F>M>U është ma se e nevojshme Edukata morale,kurse në SH>M>L janë të nevojshme te gjitha llojet e edukatave,si ajo intelektuale,estetike,fizike,seksuale dhe ajo politeknike.
teuta Tha
edhe une ju pergezoj shum per ket web dhe ju them qe veq te vazhdoni perpara sepse ne ket menyr po na ndihmoni shum neve stdudenteve qe pretendojm shum per te ardhmen ,mua me ka ndihmuar shum kjo faqe ne gjetjen e shum gjerave qe me jan nevojitur sa i perket edukimit,e keni edhe ndihmen time per pasurimin e ktij web-i,.ju pershendes gjitha te mirat
I paemërt Tha
Pershendetje me vjen shum mir per ket ide tuajen ,edhe un jam nje nga koleget e juaja qe me te vertet na mungonte nje faqe e till.Andaj ju pergezoj per ket iniciativ ju lumt veq vazhdoni sepse do ta keni edhe ndihmen ton . me respekt LONI
I paemërt Tha
ju lumt ide e qelluar sepse jam ne fakultetin e edukimit askund ne int nuk po gjej shenime per pedagoget e vjeter ju lutem me tregoni ku mund te gjej ndonje adres per tu informuar lina pr
I paemërt Tha
ju lumt vazhdoni por te kapen te gjitha lendet e pedagogjise duke pasur parasysh rolin dhe rendesine e kesaj lamije sidomos lendet per te cilat ka fare pak material ne gjuhen shqipe.ju pershendet kija nga prishtina
ilir Tha
pershendetje une jam ilir hoti apsolvent ne degenen pedagogji universiteti i prishtines po e bej ni koment te shkurt lidhur me shkencen e pedagogjis une mendoj se kur flitet per edukaten gjithmon duhet ta kemi parasysh shkollen sepse eshte menyra me e mire dhe e mundshme per te realizuar qellimin objektivat detyrat dhe parimet e pedagogjis por une e kame ni dilem se si te hartojme ni projekt ku me te vertet mund te funsionoj pedagogjia ne skoll ose me konkretisht ped shkollore
qerim Tha
patjeter duhet te trajtohen edhe tema shum me te rendesishme reth edukimit dhe arsimimit te gjeneratave te reja.si ne edukimin fizik.moral,intelektual,seksual dhe estetik.
qerim Tha
ide mjaf e qelluar,ju kumt vazhdoni edhe me tej.pershendetje nga zvicra