PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 168,530

Edukimi dhe arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuara në R. Maqedonisë

nga Mr. Afrim Iljazi

Deklarata e Salamankës mbi edukimin inkluziv thotë “Skollat e rregullta me orientim përfshirës janë mjetet më të efektshme për të luftuar qëndrimet diskriminuese, për të krijuar komunitete mikpritëse, për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe për të arritur edukimin për të gjithë…dhe mbi të gjitha efektivitetin e kostos së të gjithë sistemit arsimor”. Në mënyrë që të arrihet ky synim sistemi arsimor duhet të përshtatet jo vetëm në lidhje me lehtësitë fizike, por edhe në drejtim të fleksibilitetit të kurikulave, mbështetjes, edukimit të vazhdueshëm për mësuesit dhe lehtësirave për paisje ndihmëse për fëmijët.

Përvojat e së kaluarës dhe konteksti aktual

Në sistemin e mëparshëm në ish Jugosllavi, arsimimi konsiderohej prioritet për të gjithë shtetasit e aftë dhe rrjedhimisht jepej mbështetja e nevojshme financiare dhe materiale për të mbështetur nivele të larta të pjesëmarrjes.

Niveli i ndjekjes së shkollës në rajon ishte relativisht i lartë, 80-85% sipas UNICEF. Megjithatë gjatë tranzicionit shpenzimet publike në arsim u ulën dhe veçanërisht në vendet me konflikte, cilësia dhe kushtet e shkollave ranë në mënyrë dramatike. Sistemi arsimor në ish Jugosllavi ishte shumë i centralizuar. Edhe pse në teori vet-menaxhimi lejohej si autonomi e bashkive ishte karateristikë ashpërisa dhe mungesa e fleksibilitetit. “Prodhimi i punëtorëve” dhe orientimi i fortë drejt arsimit profesional ishte thelbësor në sistemin arsimor dhe meqenëse njerëzit me aftësi të kufizuar nuk shiheshin si produktivë, përshfirja e fëmijëve në edukimin e përgjithshëm nuk ishte prioritet. Teorikisht fëmijët me aftësi të kufizuara mund të përfshiheshin në shkolla të rregullta, por ligji nuk e shprehte në mënyrë të qartë këtë si një të drejtë, dhe për rrjedhojë nuk konsiderohej si një opsion për mësuesit ose nga shumë familje.

R. e Maqedonisë ka firmosur dhe ratifikuar Konventën e të Drejtave të Fëmijëve (KDF) që thotë se fëmijët kanë të drejtën e edukimit të detyrueshëm dhe pa pagesë Neni 28 dhe ku Neni 23 e përforcon këtë të drejtë për fëmijët me aftësi të kufizuara. Pavarësisht nga reformat e ndërmarra trashëgimia e sistemit të vjetër arsimor është ende shumë prezente. Raporte të ndryshme nga UNICEF, Save the Children dhe organizatave të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se shumë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk janë ende në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për shkollim.

Prej vitit 1998 Ministria e arsimit dhe shkencës ka implementuar projektin “Inkluzioni i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Shkolla të Regullta”. Pas 8 viteve në këtë proçes janë përfshirë mbi 75 shkolla fillore dhe mbi 15 kopshte. Një projekt tjetër në Republikën e Maqedonisë, që drejtohet nga UNICEFI, ka për qëllim të tërheq fëmijët me aftësi të kufizuara nga institucionet (si ai në Demir Kapijë), dhe ti vendos nëpër familje. Deri më tani, reth 27 fëmijë janë tërhequr nga ky institucion, dhe të njejtët janë vendosur nëpër familjet e tyre bielogjike apo familje birësuese( foster familje).

Sistemi arsimor: nga paralelet speciale në edukim inkluziv

Kushtetuta e Maqedonisë përcakton se arsimi fillorë është i domosdoshme për të gjithë. Në ligjin për arsim fillorë është potencuar se shkolla fillore duhet të mundësoj arsimim për fëmijët me aftësi të kufizuara.Për këto fëmijë në varshmëri prej nevojës që ka, mësimi organizohet në shkolla speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara , si dhe në klasa speciale në kuadër tëshkollave të rregullta .

Sistemi arsimor në shkolla speciale dhe klasa speciale i trashëguar nga e kaluara ende përfaqëson mundësinë kryesore për shkollimin e shumicës së fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara. Pengesat kryesore në përfshirje e nxënësve me aftësi të kufizuara në klasa të rregullta kanë qene paragjykimet dhe mungesa e njohurive mbi aftësinë e kufizuar e mësuesve, nxënësve pa aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre, si dhe rezistenca nga ana e profesionistëve në sistemin arsimor special.

Arsimimi inkluziv cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon mundësi të barabarta arsimimi për të gjithë fëmijët, me apo pa aftësi të kufizuara, shmang qëndrimet diskriminuese ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, nxjer në pah vlerat personale të gjithsecilit për të cilat një shoqëri e emancipuar ka shum nevojë dhe mundëson integrimin social të tyre. Integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara ka filluar të aplikohet në disa vende të botës, megjithatë praktikat tregojnë se jo gjithmonë ka pasur rezulltate e pritura për shkak të lëshimeve në planifikim.

Përgatitja e institucioneve arsimore në R. e Maqedonisë për edukim dhe arsimim inkluziv

Në bazë të hulumtimit të bërë në disa shkolla fillore vërehet se arsimtarët apo udhëheqësit tregojnë gadishmëri për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në klasa të rregullta, mirëpo në asnjë dokument të shkollës nuk ësthë potencuar kjo gjë. Gjithashtu vlenë të përmendet se shumica e shkollave ende nuk kanë kushte, dhe as që punojnë për ti krijuar këto kushte ku fëmijët me aftësi të kufizuara do të përfshiheshin në klasat e rregullta. Shumica e shkollave fillore nuk kan kuadër të trajnuar për punë me këto fëmijë, si dhe përfshirja e defektologëve dhe kuadrit të specializuar vërehet vetëm në disa shkolla. Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara nëpër shkollat fillore është ende i pa njohur dhe bashkëpunimi i shkollës me komunitetit dhe organizatat jo-qeveritare gati se nuk egziston. Megjithatë, disa iniciativa, të tilla si projekti për arsim inkluziv i ndermarrë nga shkolla fillore Mustafa Kemal Ataturk në Gostivar tregon se këto pengesa nuk janë të pakapërcyeshme.

Iniciativa e arsimit inkluziv i ndërmarrë nga shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk” – Gostivar

Shkolla fillore Mustafa Kemal Ataturk me seli në Gostivar ka ndërmarë një iniciative për arsimim inkluziv e cila ju ofrom mundësi të barabarta arsimimi të gjithë fëmijëve pa asnjë dallim. Defektologu i po kësaj shkolle i cili drejton arsimin inkluziv në këtë shkollë sqaron se sekreti i suksesit është në komunikimin e mirfilltë mes nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara dëshirojnë që të kenë një mësues i cili do ketë një qëndrim shembullor, ti njohtoj ato me programin shkollorë për fëmijët me afësi të kufizuara, të informohen rreth vështirësitë që has mësuesi me fëmijët e tyre dhe të miren parasyshë rekomandimet e tyre. Kurse mësuesi për të zhvilluar një komunikim të sukseshëm ai duhetë të di disa karakteristika të fëmijës siç janë: shprehitë e punës, motivimi, sjellja e prindërve ndaj fëmijës, kushtet për mësim etj. Mësuesi në bashkëpunim me prindërin prej fillimit të vitit shkollorë duhet të shkëmbejnë informacione dhe të përcaktojnë mënyrën e bashkëpunimit.

Për të përgatitur hyrjen e femijeve në shkolla të rregullta, duhet që fëmijët të kenë marrë më parë nje arsim parapregatitor (parashkollor) si dhe të kenë pasur mbështetje më shumë se të tjerët. Kjo mund të sigurohet me ndihmën e programeve edukative të drejtuara nga organizatat jo-qeveritare, gjithashtu nga qendrat e Kujdesit Ditor ( të tilla egzistojnë 18 në Maqedoni), që do lehtësojë shumë punën e mësuesit me këto fëmijë. Aftësia e kufizuar duhet të bëhet pjese e programeve të shkollimit të mësuesve. Defektetologet dhe mësuesit e shkollimit special duhet të zhvillojnë një mbështetje më të madhe dhe një rol referues.

Literatura

Deklarata e Salamankës mbi Parimet, Politikat dhe Praktikat mbi Nevojat e Veçanta të Edukimit

UNICEF, Social Monitor 2002 -Prirje sociale në tranzicion, HIV/AIDS dhe të rinjtë, Cilësia e jetës në shkollë, projekti Monee, Firene, 2002.

UNICEF, Brezi në rrezik, Fëmijët në Europën qendrore dhe lindore dhe në ish Bashkimin Sovjetik, Shtetet e Bashkuara, 1999, faqe 49-51

Handicap International zyra rajonale në Evropën Jug-Lindore- ”Përtej de-institucionalizimit” Një tranzicion i paqëndrueshëm Drejt një Sistemi Aftësues në Evropën Jug-Lindore. (2004)

10 Përgjigje to “Edukimi dhe arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuara në R. Maqedonisë”

  1. I paemër said

    mua me intereson per sindromin fregil ose hipotireozen

  2. I paemër said

    mua nuk me intereson po fati per ata femije

  3. I paemër said

    Sa i perket FNV eshte nje hap shum i mir sepse edhe keta femij duhen te ken te drjten e tyre per shkollim arsimim duhet te respektojm te gjithe te barabart .

  4. Zenun said

    A ka mundësi të më njoftoni disi ma qartë për mënyrat apo format ( teknikat ma të qarta dhe ma te perdorëshme) se si ti zbulojmë nxënësit që vuajn nga Disleksia dhe Disgrafia, e veqanërisht nga Disleksia.

  5. Besim said

    ju lutem a mund te me pergjigjeni ne kete pytje : Pershkruaj pikat kryesore te deklarates

  6. Afrim Iljazi said

    Organizatat e njerëzve me aftësi të kufizuara janë të përkushtuara në përmirsimin e kushteve jetësore të kësaj kategorije të njerëzve dhe familjeve të tyre. Gjithashtu, merren me avansimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në fushën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, punësimit… ngritjen e vetëdijes publike për të drejtat e tyre, lobim për ndryshimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre.

  7. Afrim said

    I nderuar Mustafe,unë gjithashtu mendoj se rezultatet e projektit për de-institucionalizim të fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk janë te kënaqshme, aq më tepër kur shohim kornizën financiare dhe kohore… megjithatë medoj se është një nismë e mirë që do te kontirboj shumë në senzibilizimin e opinionit pubili aq me tepëer të institucioneve përgjegjëse.

  8. Mustaf said

    rreth 27 fëmijë janë tërhequr nga ky institucion, dhe të njejtët janë vendosur nëpër familjet e tyre bielogjike apo familje birësuese( foster familje).A mendoni se është rezultat i mir ky,kur kostoja financiare dhe kohore e projektit është mjaft volumionoze.

  9. alba said

    nje organizate per njerezit me aftesi te kufizaur . per cfare sherbejne ato /dhe cfare dekreti permbanje /

  10. Tina said

    Pershendetje, jam e interesuar per shkollen e juaj qe e keni hapur ne Gostivar” Jahja Kemal” per femije me aftesi te kufizuara.
    A keni mundesi ne detaje pak kushtet me i tregu!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 40 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: