Pedagogji speciale
Edukimi dhe arsimimi i personave me aftësi të kufizuar
Deklarata e Salamankës mbi edukimin inkluziv thotë “Skollat e rregullta me orientim përfshirës janë mjetet më të efektshme për të luftuar qëndrimet diskriminuese, për të krijuar komunitete mikpritëse, për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe për të arritur edukimin për të gjithë…dhe mbi të gjitha efektivitetin e kostos së të gjithë sistemit arsimor”. (lexo më tepër)
Të kuptosh aftesinë e kufizuar
Problemet e personave me aftësi të kufizuara janë pranuar si prioritare nëpër tërë botën, posaçërisht pas miratimit të rregullave standarde të Kombeve të Bashkuara për barazinë e mundësive të personave me aftësi të kufizuara dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të miratuar më 13 dhjetor të vitit 2006.(lexo më tepër)
E drejta për arsim të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta arsimore
Ndërsa arsimi publik është një e drejtë e qytetarëve në çdo shoqëri, e drejta për arsim për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta arsimore është realizuar vetëm në shkallë të ndryshme në vende të botës. Në shumë vende, qasja në arsim është ende e mohuar ose kufizuar në bazë të gjinisë, racës, gjendjes ekonomike apo social, ose aftësinë e kufizuar (Gary L. Albrecht 2006). Për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, e drejta për arsimim është realizuar vetëm në dekadat e fundit. Shumica e fëmijëve me aftësi të kufizuara ndajnë përvojën se si iu është mohuar qasja në arsim. Për këto grupe të fëmijëve, arsimi mbetet ajo që ishte në kohë më parë, një përgjegjësi e familjes. (lexo më tepër)
trimi Tha
nese mundeni mem gjet matrial per ”veshtersit emocionale dhe te sjelljes”
shkurte Tha
kush e din mem tregu qka eshte pedagogjia familjare