PEDAGOGJIA

Blogu i parë i pedagogjisë në gjuhën shqipe

  • Vizitorë

    • 157,769

Koncepti dhe detyrat e arsimit joformal

nga Shpend Bajrami

Rëndësia e arsimit

Si hyrje ne problemin qe kemi në shqyrtim do të shërbehemi me dy mendime:

a) Arsimi i rinisë është themeli i çdo shteti (proverb)

b) Arsimi konsiderohet si shërbetor i qëllimeve tona (Ralf Tajler)

Nisur nga dy mendimet e lartëshënuara, vijmë në përfundim se arsimi si proces pedagogjik, është në lidhje funksionale me jetën, me shoqërinë, me ardhmërinë njerëzore. Prandaj shkalla e arsimimit të njeriut ka rëndësi dhe rol dominant në nivelin e zhvillimit të shoqërisë, të përparimit të jetës, të prodhimtarisë dhe të riprodhimit biologjik. Pra arsimi vlerësohet si faktor për emancipimin e njeriut.

Përveçse është proçes pedagogjik, arsimi është problem shumë më i gjërë e kompleks, problem interdisiplinar, çështje e përgjithshme shoqërore. Thënë shkurt arsimi është urë në mes njeriut dhe punës.

Arsimi është investim kombëtar dhe si i tillë është i rëndësishëm për të gjithë, prandaj “kapitali më i vlefshëm është ai që investohet në njeriun”. Pra, njeriu si “kapital human” me aftësitë e tij intelektuale dhe fizike është gjenerator i zhvillimit dhe investimi në përgaditjen dhe aftësimin e tij për ti bartur proçeset zhvillimore paraqet qëllimin më të lartë e më perspektiv.

Arsimi, nuk është vetëm i rëndësisë së ngritjes kulturore-arsimore e morale të popullit, por ai ka edhe rëndësi të veçantë në rritjen e vlerave materiale e ekonomike të vendit, sepse një kapital i këtillë i diturive që do të përvetësojë njeiru do të shndrrohej në një kapital frytdhënës. Së fundi, lidhur me pikëpamjet mbi vlerën dhe rëndësinë e arsimit do të përmendim edhe porosinë e rilindases së madhe shqiptare Sevasti Qiriazit e cila thotë: “lum ai njeri që zbraz qesen e tij për dituri, sepse ajo nuk mund të mirret as të vidhet prej askujt

Arsimi është kategori dhe proces pedagogjik i cili konsiston në përvetësimin e diturive shkencore, kultivimin e intelektit dhe zhvillimin e aftësive njohëse e vlerësuese, shkathtësitë, shprehitë, aftësimin e individit për jetë e veprim të pavarur, për pjesëmarrje kreative e aktive në proçeset prodhuese-teknologjike, shoqërore, politike, kulturore, artistike dhe aftësimi për profesion e për vetëarsimim.

Modalitetet e arsimit të të rriturve

Për jetësimin e konceptit të arsimit permanent, përkatësisht arsimimit të të rinjve e të rriturve përdoren disa modalitete (rrugë) të ndryshme dhe sipas kriteriumit se si realizohet arsimi ai ndahet në tre lloje:

a) Aarsimi formal (shkollor, institucional, çertifikativ)

b) Arsimi joformal (joshkencor, joinstitucional)

c) Arsimi informal (arsim përkrah arsimit formal)

Arsimi joformal (AJF) (joshkencor, joinstitucional)

Arsimi joformal mund të definohet si “tërësi e aktiviteteve të organizuara mësimore jashtë arsimit formal”. Ai ofron aktivitete mësimore fleksibile dhe afatshkurtëra të dizajnuara për të përmbushur nevojat për të mësuar të njerëzve në një kontekst specifik. Në këtë kontekst, fokusi i tij është në arsimin në “Sektorin Joformal” tradicional dmth. të mësuarit në kontinuitet. Si i tillë AJF është një vegël për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të komunitetit. AJF përfshinë programe në:

- shkollimin në gj. amtare

- vetëdijësimin (përfshirë ‘fuqizimin’ dhe shkathtësitë jetësore për të rinjtë dhe të rriturit)

- zhvillimi i shkathtësive për punësim në sektorin joformal dhe krijimi i të ardhurave përmes vetëpunësimit dhe arsimimi për zhvillim personal.

Objektivi i përgjithshëm i AJF fokusohet në kontributin e tij në zhvillimin e komunitetit, vetëbesimin, zvogëlimin e varfërisë dhe krijimin e të ardhurave përmes qasjes së popullsisë (të rriturve) në mundësitë relevante për mësim.

Arsimi i të rinjëve dhe të rriturve ngërthen në vete arsimimin permanent dhe vetëarsimimin. Kjo supozon arsyen dhe nevojën për ta ngritur shkallën e diturisë, në mënyrë permanente të përcillet dhe të njihet individi (punëtori, arsimtari dhe profilet tjera të shërbimeve) me të arriturat e reja në shkencë, në praktikë, në profesion dhe në krijimtari në përgjithësi.

Pse, vetëarsimimi apo AJF?

Së pari, si proçes objektivisht ekziston, pa të (vetëarsimimin) është e pamundur përparimi dhe e dyta, se arsimi nuk ka vlera ideale, të plota, të përsosura; madje dinamika zhvillimore, dituritë e përvetësuara i relativizon për një kohë të shkurtër, dituritë e përfituara nën ndikimin e revulucionit tekniko-teknologjik shpejtë vjetërsohen, bëhen jofunksionale. Koha, si faktor me rëndësinë, prej dita në ditë dukshëm dhe intensivisht ndryshon, e reja vjetërohet shpejtë, kurse risitë e shumëta imponohen si domosdoshmëri. Për këtë arsye AJF (si modalitet i vetarsimimit) kuptohet vetëvetiu si përshtatje e individit në kushtet e jetës, nevojave të reja dhe zhvillimit dinamik.

Prandaj, AJF, është interes i përbashkët që ekziston dhe do të ekzistojë te individi për të depërtuar në dimensione të panjohura. Pra, për AJF të të rriturve, ekziston një kërkesë shumë më e madhe se sa oferta. AJF dhe mësimi i përhershëm organizohen nga një mori organizatash private, joqeveritare dhe qeveritare. Përgjegjësia për AJF është më pak e përcaktuar qartë. Disa nga ministritë (së bashku me kompanitë private dhe OJQ-të) janë të përfshira në ofrimin e AJF.

Përmes AJF synohet nxitja e qytetarëve aktiv, shpalosja e personalitetit, integrimi social, përfshirja në punë.

Në kontekstin e shtruar mund të kuptohet se AJF është spontan, sipas dëshirës personale, ai qëndron në ndërvashmëri nga arsimi i mëparshëm, nga cilësia dhe struktura e diturive, nga niveli njohës, nga vullneti dhe motivi për vetëformimin e vetëvetës nëpërmjet vetëvetës

Faktorët që determinojnë AJF-në

Ka një numër të madh të faktorëve që determinojnë AJF, ndër to ne do t’i përmendim:

- Motivi për të nxënë – që është një faktor mjaft me rëndësi ngase për të mësuar vazhdimisht njeriu duhet të ketë motiv, nxitje që e shtyn për të mësuar.

- Vetëdija për nevojën për të nxënë – njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për atë që din, për atë që mëson e që duhet ta mësojë në të ardhmen

- Pasqyrë e qartë për dituritë që duhet nxënë – njeriu duhet ta ketë të qartë atë që duhet të mësojë, atë që ka nevojë për të mësuar

- Dituritë e fituara t’i zbatojë në praktikë – që dituritë të mbesin më gjatë në kujtesën tonë dhe të ndikojnë në punën tonë ato duhet të ushtrohen në praktikë

- Dituritë e fituara t’i përforcojmë – që dituritë të mbrrijnë efektin e tyre ato duhet që vazhdimisht të përforcohen dhe freskohen me dituri të reja

- Dituritë e marra te kenë dobi të drejtpërdrejta – është e rëndësishme që rezultatet, sukseset të arrihen për një periudhë të shkurtër, pra shumë shpejtë.

- Plotësimin, zgjerimin dhe progresimin e diturive – dituritë e fituara duhet vazhdimisht të plotësohen me informacione të reja, të zgjerohen si dhe të futen risitë nga fusha të ndryshme

- Imponohet si domosdoshmëri e cila mundëson lidhjen e së tashmes me të ardhmen – theksohet lidhja e së shkuarës, së tashmes dhe të së ardhmes

- Eksplodimi dhe ekspansioni i diturive nxisin aspiratat për AJF – shtimi shpejtë i diturive, dyfishimi i tyre për një kohë të shkurtër bën që njeriu të mësojë vazhdimisht ngase kjo i imponohet për një punë dhe jetë më të mirë.

Detyrat e AJF

Në bazë të konceptit të përgjithshëm të AJF dhe funksionit të tij si modalitet i vetëarsimimit dalin edhe detyrat e AJF që do t’i përmendim në vijim:

- Trajnimi dhe aftësimi i të rinjëve dhe të rriturve për punësim

- Trajnimin e njerëzve për punë bujqësore dhe industriale

- Organizimi i kurseve për zhvillimin dhe rritjen e vlerave materiale ekonomike (kurse të rrobaqepësisë, për kompjuter, për gjuhë të huaj, etj.)

- Përmirësimi i kualitetit të jetës

- Përforcimi dhe ngritja e nivelit të njohurive

- Zhvillimin e aftësive të një numri të madh të të papunëve

- Rritjen e punësimit brenda vitit

- Ngritjen dhe zhvillimin e kapacitetit të gruas dhe të rinjëve

- Trajnime dhe kësillime shëndetësore dhe kujdesin higjienik

- Këshillim dhe edukim parashkollor

Pra, nevoja për AJF është shumë e madhe, por duhet të jetë në ndërlidhje me shkallën e zhvillimit ekonomik dhe kërkesën për fuqi punëtore, si dhe të kontribuojë në vetëdijësim.

AJF duhet t’u përgjigjet nevojave lokale, prandaj ai duhet të jetë në “duart” e komunitetit dhe grupeve që do të marrin përgjegjësinë e plotë për përcaktimin dhe përmbushjen e nevojave të tyre për arsimim.

Përparsitë dhe vështirësitë e zhvillimit të AJF-së

Anët pozitive të zhvillimit të AJF janë:

- shtron nevojën dhe rëndësinë për vetëarsimim

- përgaditja dhe përsosja e të rinjëve me dituri që u përgjigjen nevojave të ekonomisë së tregut

- zhvillohet me vetëdije dhe dëshirë të plotë të individit

- është më ekonomik

Vështirësitë e zhvillimit të AJF janë:

- të rriturit kanë limite ekstreme në mundësitë e të nxënit

- AJF është i varur nga veprimet e komunitetit, me mbështetje nga OJQ-të për të siguruar fonde përmes projekteve-vetëndihmuese

- AJF varet në masë të madhe nga mesimdhënësit vullnetar

Rëndësia e AJF

Nga kjo përmbajtje e kësaj teme që trajtuam më lartë del se, realizimi i së drejtës së arsimimit është një nga të drejtat themelore të njeriut. Arsimimi i të rinjëve dhe të rriturve sot shkon dhe duhet të shkojë në atë drejtim që t’i aftësojë në mënyrë permanente të rinjtë dhe të rriturit me aktivitetin kundër luftës, përdorimit të forcës, dhunës, eksploatimit, kundër urisë, sëmundjes dhe vështirësive të tjera të njeriut bashkëkohor. Shkon drejtë zhvillimit dhe themelimit të vetëdijes për ndërlidhje më të ngushtë të shteteve dhe popujve, për rëndësinë e këmbimit të kulturave dhe të civilizimeve të tyre dhe për bashkëpunimin më të zhvilluar dhe tolerancën midis njerëzve.

Mendoj, se kjo nuk do të arrihet me donacione, as me përdorim të tepruar të metodave verbale në mësim, por në radhë të parë me modernizimin e punës mësimore dhe me përfshirje të individëve në forma konkrete të edukimit për paqe dhe bashkëpunim (p.sh. aksione të punës, aksione të mbledhjes së ndihmave, manifestimet kulturore-artistike, garave sportive, organizimi i seminareve, etj.).

LITERATURA

Dr. Hajrulla Koliqi, 1990, Andragogjia, ETMM-KSAK, Prishtinë

Dr. Xheladin Murati, 1998, Pedagogjia e përgjithshme, Logos-A, Shkup

Akademik. Jashar Rexhepagiq, 2002, Tema te zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike, Libri shkollor, Prishtinë

Dr. Demë Hoti, 2007, Ligjeratë e autorizuar, UP, Prishtinë

23 Përgjigje te “Koncepti dhe detyrat e arsimit joformal”

  1. House tha

    Very гapidly tɦi website will be famouѕ among all blogging and site-building visitors, ddue too it’s nice articles or reviews

  2. Rebbeca tha

    Your style is really unique compared to other people I’ve read stuff from.
    Thanks for posting when you’ve got the opportunity, Guess I’ll just bookmark this blog.

  3. Pretty nice post. I just stumbled upon your blog and wanted to mention that I have really loved surfing around your blog posts.
    After all I’ll be subscribing in your rss feed and I hope you write once more soon!

  4. 100% of my patients pay cash because of their care for this very reason.

    Over time, this uneven and excessive compression and torsion causes discs to bulge
    or herniate. Chiropractic care helps relieve low back pain safely and effectively.

  5. super acest lucru este minunat am gasit ceva la fel aici la WZY.

    RO :) imi place

  6. Lenora tha

    Hi to every one, the contents existing at this web page are truly awesome for
    people experience, well, keep up the nice work fellows.

  7. I just could not go away your website before suggesting that I extremely loved the standard information
    an individual provide in your guests? Is going to be back ceaselessly
    to check out new posts

  8. Precisely how much time did it acquire u to create “Koncepti dhe
    detyrat e arsimit joformal PEDAGOGJIA”? It offers quite
    a bit of fantastic material. Thanks -Theodore

  9. document tha

    This paragraph will help the internet people for creating new webpage or
    even a weblog from start to end.

  10. Blerina tha

    Faleminderit shume per keto informacione rreth mesimit…

  11. I paemër tha

    ja jepni me shum literatur sidomos dimensionet e andragogjis flm per mirkuptim…

  12. I paemër tha

    nese dini dicka per andragogjin si shkenc dhe si art

  13. I paemër tha

    flm nga treboshi vec vazhdoni ardi

  14. Mimoza tha

    !!

  15. ENXHI tha

    CA ME SHUM INFORMACIOE PER ARSIMIN

  16. ENXHI tha

    SHUM FLM PER INFORMACIONET QE NA JEPNI

  17. jufalemiderojm per ndihm qjukini ofru texhith studentav sado pak jundimoni se metvertet shum shtir dhe jubj apel texhith profesorav qetimbajn provimet mekoh tcaktuar emos tna maltretojn palidhje ki koment shkruhet nga disa student jufalemindrit per mir kuptim tung beka

  18. bektesh tha

    jeni shum ok vetem vazhdoni

  19. bektesh tha

    shum ok jeni tfala nga kosova

  20. gfgfd tha

    fdgdfgdfgfd

  21. fitnet tha

    jam tu kerku diqka per konceptin e arsimit nga bazat e socologjise sjam tu mujt mi gjet

  22. Semir Aliu tha

    E nderuara z-nj Minirette
    Së pari, Ju falemeneroj për përgëzimet dhe njëkohësisht Ju uroj suksese edhe Juve në punën tuaj me Web faqen për edukim dhe arsimim. Së dyti, dëshiroj t’Ju informoj se linku i faqes suaj tashmë është i vendosur në http://www.pedagogjia.wordpress.com.
    Së treti, duke u nisur nga moto e web faqes sonë “Na ndihmoni t’Ju ndihmojmë”, Ne patjetër që jemi të interesuar të bashkëpunojmë me të gjithë ata të cilët kan interesim ta pasurojnë WWW me materiale në gjuhën shqipe, andaj Juve dhe të gjithë ata që njihni Ju mirëpresim për bashkëpunim! Në fund, sa i përket e-learning për momentin nuk disponojmë me materiale në gjuhën shqipe. Në qoftë se e njihni gjuhën kroate mund të gjeni diçka në linkun më poshtë
    http://wwww.carnet.hr/referalni/obrazovni/mkod

    Me shpresë se sado pak Ju ndihmuam, ngeleni e përshëndetur nga stafi drejtues i web faqes Pedagogjia.

    Suksese.

  23. Minirette tha

    Të nderuara Zonja, të nderuar Zotrinjë,

    ju përgëzoj për punën që keni bërë, me të vërtetë është një ndihmesë e madhe për të gjithë ata që interesohen për përmbajtjet e Pedagogjisë, Andragogjisë dhe Edukimit në përgjithësi.
    Vazhdoni më tutje të përpunoni dhe publikoni në Web materiale të tilla në gjuhën shqipe të cilat janë të pakta në WWW mos të them mungojnë fare.
    Hera e parë që gjeta diçka lidhur me Pedagogjinë.
    Nëse keni diçka lidhur me E-learning ju lutem në dërgoni me E-Mail. Ose nëse kërkoni bashkëpunëtorë mund të ju përcjell diçka nga këto lëmi.

    Me respekt

    Minirette

    P.S. Nëse vëni linkun e faqes sime në faqen Tuaj http://edukim.synthasite.com/ do të vë edhe unë tuajin në webfaqen time.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 37 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: